Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ka nisur puna për ndërtimin e shkollës në Perlat të Durrësit pas dëmtimit nga tërmeti. Rama tha se “32 shkolla dhe kopshte do të rilindin pas 26 nëntorit trag jik në Durrës, më të mëdha, më të bukura me të gjitha kushtet e shkollave e kopshteve kudo në Europë”.

“Hidhini një sy shkollës fillore dhe kopshtit në Perlat, Durrës, ku fëmijët do të hyjnë këtë 26 nëntor”, shprehet ai. Shkolla fillore dhe kopshti në Perlat do të ketë një kapacitet 65 nxënës, 7 klasa, 20 fëmijë në 1 grup dhe një laborator.