Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se zgjedhjet në 30 korrik do të mbahen me kërkesë të universiteteve. Në një konferencë për mediat, ajo theksoi se duhet legjitimitet në udhëheqjen e universiteteve.

“Data e zgjedhjeve në universitete është me kërkesë të tyre. Duhet legjitimitet në udhëheqjen e universiteteve”, theksoi Shahini. Po ashtu ajo u ndal dhe çështja e diplomave tek fakultetit i Ekonomikut, ministrja tha se ndihet e zhgënjyer nga rektori.

Duke u ndalur tek situata për shkak të pandemisë së COVID-19 Shahini tha se do të sjellin një ndryshim edhe tek arsimi parauniversitar. Shahini pohoi se nga e hëna ka nisur edhe shpërndarja e diplomave për maturantët, ndërsa në maturën e vitit 2021 do të ketë edhe risi. Ndër të tjera ministrja e Arsimit theksoi se problem mbetet nota fiktive në gjimnaze.