Ekipi i Tiranës do të marrë shëprblimin më të madh të dhënë ndonjëherë nga një Bashki për një trofe. Shumën e zbuloi vetë kryebashkiaku Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që kupa e Kampionatit, trofeu vazhdon dhe rri në Tiranë pas Partizanit vjet. Kjo është arsyeja pse i kam propozuar Këshillit Bashkiak që ne të japim një shpërblim 150 milionë lekë, që është ndoshta shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë nga një Bashki për një trofe dhe për ekipin e futbollit ku Bashkia në fjalë është aksionere”, theksoi Veliaj.

Përfitues nga fondi i akorduar nga Bashkia e Tiranës nuk do të jenë vetëm 11 lojtarët që zbresin në fushë, por i gjithë ekipi i Tiranës, të cilët i bënë kryeqytetit dhuratën më të bukur në këtë 100-vjetor të themelimit të klubit, por edhe të shpalljes kryeqytet.