Shkaku i valës së dytë Covid do të jemi ne’- kështu është shprehur vilorogia e njohur italiane Ilaria Capua. “Virusi nuk ka krahë dhe pandeminë e mbajmë gjallë ne. Virusi përhapet nga njerëzit që e bartin atë. Me papërgjegjshmërinë tonë, ne do të krijojmë valën e dytë të infeksionit Covid”. Ilaria Capua theksoi se ‘përmes veprimeve tona ne mund të pengojmë virusin në mënyrë që të mos jetë në gjendje të na vrasë sepse ai pa vaksinë nuk do zhduket’.

“Ne kemi parë tashmë që në Itali koronavirusi ka qarkulluar që nga mesi i muajit dhjetor, kështu që nga mesi i dhjetorit deri në mes të shkurtit Covid-19 ka qarkulluar pa shkaktuar shumë probleme, pra është i mundur frenimi i agresivitetit të tij.” Lidhur me shpërthimet e reja të rasteve të asimptomatikëve, virologia tha se ato janë tregues i asaj që po ndodh; bashkëjetesës me Covid-19. Sipas Capua, ‘vëmendja duhet të jetë numri i të infektuarve në repartet e terapisë intensive’. Ilaria Capua tha se numrat jo gjithmonë janë tregues.

“Edhe për disa kohë ne do të na duhet të bashkëjetojmë me koronavirusin sepse ai nuk do të largohet pa vaksinë. Por duke qenë se tani dimë si ta menaxhojmë, do mund ti bëjmë ballë infeksionit”. Capua u shpreh gjithashtu edhe se “Sfida e madhe është të gjejmë një mënyrë për të qenë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit, kjo mund të ndodhë vetëm nëse të gjithë punojmë së bashku duke praktikuar masat thelbësore për të ngadalësuar koronavirusin. Në ato vende ku kurba e pandemisë është duke rënë, virusi po vazhdon të qarkullojë por me pak se aty ku kurba është në ngritje”.