Administrata e udhëhequr nga presidenti Donald Trump ka njoftuar Kongresin se po tërheq zyrtarisht Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetit në mes të pandemisë së koronavirusit, kanë thënë zyrtarë të shumtë për CNN. Sipas CNN, senati Robert Menendez, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit ka bërë të ditur lajmin përmes Twitter duke shkruar se “Kongresi pranoi njoftimin se POTUS zyrtarisht tërhoqi SHBA nga mesi i një pandemie… Kjo nuk do të mbrojë jetën apo interesat amerikane – i lë amerikanët të sëmurë dhe Amerikën vetëm”, ka shkruar Menendez, një demokrat.

Një burim i informuar konfirmoi per CNN se SHBA-të kërkojë një afat kohor tërheqjeje prej një viti. Siç vlerëson CNN, lajmi konfirmon se administrata synon të ecë përpara me planin e saj për t’u tërhequr nga OBSH. Trump fillimisht njoftoi qëllimin e tij për t’u tërhequr nga OBSH në maj dhe vazhdimisht ka akuzuar organizatën për ndihmën e Kinës në mbulimin e origjinës së virusit.