Kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja tha se opozita t’i hapë 100%, nuk e pengon askush, pasi është parashikuar të hapen jo më pak se 2/3. “Ajo që garanton kushtetuta me ndryshimet e sotme është që e drejta e votës parapëlqyese për hapjen e listave ka një dysheme. Pastaj nëse do të hapen 100% apo 75% kjo ngelet për t’u diskutuar. Opozita t’i hapë 100%, nuk e pengon askush, ne e kemi parashikuar sepse do të hapet 2/3. Kjo bëhet për të garantuar barazinë gjinore që është një standard kushtetues i arritur tashmë në vendin tonë.

Një nga risitë e 5 qershorit është që nëse nuk respektohet kuota me 30% ku një në 3 emra duhet të jenë femra, lista refuzohet nga KQZ. Nëse opozita gjen formulë për ta garantuar këtë në Kodin Zgjedhor, le t’i hapë listat 100%. Ne kemi thënë se vota parapëlqyese do të jepet jo më pak se 2/3 të listës sepse tek e gjitha ne duhet të garantojmë barazinë gjinore”, tha Manja.