Kthehet sponsori mbrapa fanellës në uniformën e Juventus-it. Klubi bardhezi ka kthyer partneritetin me Cygames, logoja e së cilës do të shfaqet përsëri mbrapa fanellës bardhezi.

Lajmi është dhënë nga vetëm klubi:

“Pas dy vitesh të karakterizuar nga suksese të shumta, kompania japoneze, lider në sektorin e video-lojërave, do të jete përsëri Partner i klubit dhe logoja e saj do të shfaqet në pjesën e pasme të uniformave zyrtare të skuadrës së parë të meshkujve”.

Marrëveshja, e vlefshme deri në vitin 2022, do të ketë një vlerë të përgjithshme 100 milionë euro: 51 milionëve të Adidas dhe 42 milionëve të Jeep, do t’i shtohejn tani 5-10 milionët e Cygames.