Numri i rasteve të reja i të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet ndjeshëm. Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins tashmë janë më shumë se 13 milionë persona të prekur me koronavirus në mbarë botën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve. Në SHBA janë raportuar 3 milion e 363 mijë e 56 raste. Ndërkohë pas SHBA-së renditet Brazili me 1 milion e 884 mijë e 967 raste.

Në vendin e tretë pozicionohet India me 878 mijë e 254 raste. Pas Indisë renditet Rusia me 732 mijë e 547 raste. 5-shen e parë e mbyll Peruja me 330 mijë e 123 raste.

Ndërkohë është rritur edhe numri i të vde kurve, ku përsëri SHBA ka numrin më të madh të vik timave nga Covid-19. Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins në SHBA numërohen 125 mijë e 605 të vdek ur. Pas SHBA-së renditet Brazili me 72 mijë e 833 të vd ekur.

Në vendin e tretë pozicionohet Mbretëria e Bashkuar me 44 mijë e 915 të vdek ur. Pas Mbretërisë së Bashkuar renditet Meksika me 35 mijë e 491 të vde kur. Italia mbyll 5-shen e parë të renditjes me 34 mijë e 967 të vde kur nga Covid-19.