Çifti shumë i dashur për publikun, Xhensila dhe Besi së bashku me vogëlushen e tyre, Ajkën kanë nisur pushimet. Nuk kanë munguar fotot nga bregdeti dhe pozat e ëmbla me Ajkën.

Ditën e sotme këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet në shezlong me vogëlushen e saj. Vihet re se Ajka është rritur dhe nënë e bijë shfaqen shumë të lumtura duke u argëtuar së bashku. Foton Xhensila e ka shoqëruar me një arush dhe e ka postuar në Instastory.