Në Rumani, Presidenti Klaus Iohannis ka zgjatur me 30 ditë të tjera Gjendjen e Jashtëzakonshme për shkak të situatës pandemike prej Covid-19. “Situata epidemiologjike – tha presidenti, – nuk është aspak pozitive”. Ai gjithashtu deklaroi se nuk do të rivendosen masa kufizuese, por për momentin dita e rikthimit në normalitet duket ende e largët

Pastaj, duke iu drejtuar popullit ai tha “Mbrohuni”. Ndërkohë në Rumani rastet e infeksionit vazhdojnë të rriten. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 641 raste të reja për një total, që prej fillimit të pandemisë, prej 34.226, kurse numri I vi ktimave Covid është rritur në 1952