Pak ditë më parë, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj dha lajmin e trishtë se babai i saj u nda nga jeta, pas një sëmundje të rëndë dhe ditëve të gjata që kaloi në spital. Sot është zgjuar me mall për të dhe ka publikuar fotografitë e tij ku ka pozuar me mbesën dhe aktoren.

Me anë të postimeve të ndryshme, Rudina e ka shfaqur gjithmonë marrëdhënien e ngushtë me të atin. I ndjeri u nda nga jeta pas një lufte të gjatë me një sëmundje dhe Rudina ka treguar se ka qenë çdo moment pranë tij, duke shpresuar deri në fund që ai të bëhej më mirë, dhe do ta kalonte edhe këtë moment.