Tregu 100-vjeçar i Bubullimës do i rikthehet banorëve në një koncept tërësisht modern, bën të ditur sot zëvendëskryeministri Erion Braçe.

“I lumtur të lajmëroj se bashkia Lushnjë fitoi këtë projekt pranë IADSA. Rikthehet tregu historik ne jug perëndim të Lushnjës e veri të Fierit, këtë herë në një koncept tërësisht modern dhe funksional me gjithçka”, shprehet Braçe.

Po ashtu, Braçe shtoi se “katër vite më parë për nevoja partiake e mllefe po të tilla, regjimi korruptivë e banal PD-LSI, i hoqi Bubulllimës tregun 100-vjeçar”.

“Bubullimat e banorëve morën si shpërblim cep e më cep të njësisë. Tani, koha ka ndryshuar. Dua fort që në shtator të jemi në kantier dhe t’i japim një dimension tjetër tregut historik të Bubullimës”, tha Braçe.