“Edhe marrëveshjen e 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese të propozuar nga opozita parlamentare ne do t’i kalojmë në Kuvend”, tha sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali, e ftuar në një emision televiziv. Duke folur për ndryshimet kushtetuese propozuar nga opozita parlamentare, Sipiropali tha se deputetët në Kuvend nuk janë më pak legjitimë sesa ata që ishin. “Janë deputetë të listave shumëemërore të një sistemi proporcional, janë aty dhe ne e respektojmë institucionin e Kuvendit. Dhe të them të drejtën, beteja më opozitare me karakter shoqëror dhe progresist kanë bërë ata deputetë që janë në Kuvend sa ata që na qëllonin me miell dhe vezë”, u shpreh ajo.

“Ççdo parti ka interesat e saj ka dhe drejtimin, kahun që do të marrë. E rëndësishme është sa këto interesa përputhen me interesat e shoqërisë në tërësi. Nuk e kuptoj se si ndodh kur partia më e madhe opozitare, që është PD nuk e kupton këtë puls, nevojën për demokratizim të mëtejshëm të partive dhe të sistemit në Shqipëri, dhe arsyeja do ta donte që të ishte PD ajo që kërkonte ndryshimin e statuskuosë, pra të kërkonte ndryshimin e sistemit. Se kështu i bie se sistemi nuk paska patur asnjë problem. Çadra është ngritur kot. Kontestimi i zgjedhjeve ka qenë një alibi e PD-së dhe e Lulzim Bashës për të mbajtur pushtet brenda partisë së tij. Nuk ka asnjë arsye që PD të refuzonte në Këshillin Politik pikërisht depolitizimin e administrimit zgjedhor”, vijoi Spiropali.

“Ne do t’i qëndrojmë pikë për pikë marrëveshjes që kemi bërë me 5 qershor me opozitën edhe pse në fakt pa vullnet dhe me zemër të thyer përsa i përket depolitizimit të sistemit dhe madje ne kemi votuar por, e kemi kaluar në Këshill të Legjislacionit dhe në Komision të Ligjeve dhe shprehim vullnetin tonë për ndryshimet kushtetuese të propozuar nga 26 deputetë të opozitës parlamentare. Janë ndryshime të cilat nuk prekin sistemin, por sipas nesh rregullojnë disa mekanizma dhe e përmirësojnë atë duke krijuar disa hapësira më shumë në sistemin politik dhe shoqëri, pra një hapje të më tejshme për shoqërinë. Ne besojmë se listat e hapura janë një mundësi më shumë edhe për partitë e mëdha për t’u demokratizuar pak, por edhe për shoqërinë duke gjetur një lloj paqe mbi përfaqësimin politik në Kuvend, Dhe nuk e kuptojmë pse PD e refuzon këtë sistem, çfarë problemi ka”, theksoi Spiropali.

“Përsa na përket ne edhe marrëveshjen e 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese të propozuar nga opozita parlamentare ne do t’i kalojmë në Kuvend. Pastaj sa opozita parlamentare do votojë në Kuvend një ndryshim apo tjetër atëherë kjo është një vullnetin e kësaj opozite. Por e gjykoj të habiteshme sesi opozita paramentare është sulmuar dje brutalisht”, tha ajo. Duke folur për koalicionet, Spiropali tha se kualicionet me ndryshimet kushtetuese janë të mundshme. Spiropali tha se marrëveshja me rekomandimet e ODIHR është një gjë dhe ndryshimet kushtetuese e propozuar në Këshillin e Legjislacionit që do votohen në Kuvend janë diçka tjetër që prek jo sistemin, por mekanizma brenda sistemi.