Pas apelit të një dite më parë në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe të premten me thirrjet për përdorimin e maskës.

Përmes rrjeteve sociale, Rama e nis mëngjesin me një foto të tijën, teksa shkruan:

“MIRËMËNGJES dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë”.

Këtë javë qeveria shqiptare vendosi përmes një akti normativ që maska në ambientet e mbyllura të jetë e detyrueshme. Vendimi në fjalë parashikon ndëshkimin e qytetarëve me 2 mijë lekë të reja gjobë, në rast se nuk e zbatojnë atë.

MIRËMËNGJES ? dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë ?

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 16. Juli 2020