“Topçinjtë” do të kenë punë sonte me Leicester Cityn, Chelsea e viziton Crystal Palacen Arsenalin e pret një punë mjaft e vështirë sonte. “Topçinjtë” do ta presin Leicester Cityn, i cili po shfaq formë të lartë këtë sezon. Për “Gunners” do të jetë mjaft e rëndësishme një fitore eventuale për t’i mbajtur gjallë shpresat për pjesëmarrje në garat evropiane. Granit Xhaka e Shkodran Mustafi me shokë po kalojnë nëpër një periudhë pozitive dhe i duan tri pikë sonte.

Nga ana tjetër, Leicesterit i duhen pikët për të mbetur në Top 4. Aktualisht ky ekip gjendet në vendin e tretë, vetëm 3 pikë më shumë se Manchester United, që është i pesti. Kjo ndeshje fillon në orën 21:15. Ndërkohë, sonte zbret në fushë edhe Chelsea, të cilin e gostit Crystal Palace. Kjo ndeshje fillon në orën 19:00.