Një lajm shumë i keq ka ardhur nga Parisi për stafin teknik dhe drejtuesit e klubit. Sulmuesi kryesor Kylian Mbappe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Atalantës.Kampionët e Francës konfirmuan se 21-vjeçari duhet të qëndrojë 3 javë jashtë për shkak të problemit në kyçin e këmbës së tij të djathtë. Sfida e parë me Atalantën është vetëm 16 ditë larg, prandaj vështirë që Mbappe të luajë.

Ai u dëmtua në ndeshjen finale të Kupës së Frances kundër St. Etienne. I riu mori një goditje të fortë nga kapiteni i St. Etienne, Loic Perrin, e cila rezultoi shumë e keqe për sulmuesin e PSG-së.