Kreu i BDI, Ali Ahmeti, përsëriti qëndrimin e tij se kryeministri i Maqëdonisë së Veriut këtë herë u takon shqiptarëve. Deklarata erdhi në një lidhje direkt me emisionin Java në RTSH, ku Ahmeti iu përgjigj interesimit të analistëve Preç Zogj dhe Lorenc Vangjeli. Duke komentuar rezultatin e historik për partitë shqiptare, Ahmeti tha se këto janë mandatet reale që në fakt u takojnë shqiptarëve në Parlamentin maqedon.

Ndërkohë ai shtoi se idea për një kryeministër shqiptar është e mbështetur nga një masë e madhe. Nuk ka asnjë arsye pse maqedonasit të he zitojnë për një kryeministër shqiptar. Sepse edhe ne jemi pjesë e kësaj republike dhe të ardhmen e kemi së bashku. Unë ju siguroj se nuk mund të ketë asnjë kabinet qeveritar pa pjesëmarrjen e BDI, tha Ali Ahmeti. Ai shtoi se për zgjedhjet e fundit fatmirësisht nuk ka kontestime nga partitë pjesëmarrëse.