Zonja e Parë e Brazilit, Michelle Bolsonaro ka rezultuar e infektuar me COVID-19. 38-vjeçarja rezultoi e infektuar një ditë pasi bashkëshorti i saj, Presidenti Jair Bolsonaro u shërua nga virusi. Mësohet se gruaja e parë, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por do të qëndrojnë e karantinuar për 2 javë në banesën e saj. Po kështu më herë në në Brazil është infektuar me koronavirus edhe ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Marcos Pontes.

Sakaq, më 7 korrik, Presidenti brazilian u tha gazetarëve se ishte diagnostikuar me koronavirus. Gjatë kësaj kohe ai doli 3 herë të tjera pozitiv, vetëm të shtunën testi doli negativ. Bolsonaro i cili ka qenë i infektuar për tre javë rrjesht qëndroi i izoluar ka thënë ditën e sotme tha që edhe pse e ka kaluar ndihet i dobët dhe që mund të ketë myk në mushkëri. “Sapo më kanë bërë një analizë gjaku. Isha paksa i pafuqishëm dje. Po ashtu, ata kanë gjetur infeksion. Po marr antibiotikë tani. Mund të kenë qenë ato 20 ditë brenda shtëpisë…Kam myk, myk në mushkëri. Kjo duhet të jetë arsyeja.”- ka thënë ai në një video që ka shpërndarë ai në rrjetet sociale.