Myftiu i Madh i Egjiptit, Shawqi Allam e ka cilësuar konvertimin e Shën Sofisë nga muze në xhami si të papranueshme për Islamin. “Ne si myslimanë urdhërohemi të ruajmë kishat. Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi Të, udhëzonte gjithnjë në luftë që të mos shkatërroheshin tempujt dhe të mos vriteshin murgjit. Në historinë e Egjiptit asnjë kishë nuk është kthyer në xhami, apo anasjelltas”, është shprehur ai në një intervistë për televizionin Sada al-Balad.

Vendimi i Erdoganit për kthimin në xhami të Shën Sofisë është kritikuar gjerësisht. Shën Sofia, e ndërtuar në shekullin VI e.s nga Justiniani, u kthye në xhami nga Mehmet Fatihu për t’u shndërruar në muze nga Ataturku më 1935.