Te Partizani priten ndryshime të mëdha në merkaton e kësaj vere, me skuadrën që mund të përjetojë një revolucion të vërtetë.

Ndryshime nuk do të ketë vetëm në stol por edhe në skuadër.

Sipas gazetës sportive Panorama Sport në skenë për merkaton e Partizanit ka dalë një emër që është kërkuar edhe në të shkuarën nga klubi i kuq.

Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese Agim Ibraimi i cili pak ditë më parë mbylli zyrtarisht aventurën me Shkëndijën e Tetovës dhe tashmë është një lojtar i lirë në merkaton e futbollistëve

. Paga e lartë e futbollistit vazhdon të mbetet një problem dhe është bërë pengesë për kalimin e Ibraimit në sesionet e shkuara të merkatos te të kuqtë, por këtë herë 31-vjeçari mund të ulë disi pretendimet e tij ekonomike dhe ky transferim mund të mbyllet me sukses.