“Djajtë e Kuq” do të tentojnë ta transferojnë këtë verë yllin anglez të Borussia Dortmundit, të cilin e pëlqejnë edhe Chelsea, Liverpooli e Tottenhami Manchester United nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Jadon Sancho, shkruan Gazeta Express.

“Djajtë e Kuq” do ta shtojnë presionin ndaj Borussia Dortmundit këtë verë për yllin anglez. “Sky Sports” njofton se drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” do ta bëjnë ofertën zyrtare për përfaqësuesin anglez sapo të hapet afati kalimtar i verës. Futbollisti ofanziv nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Premierligë pasi shkëlqeu në dy sezonet e fundit në Bundesliga.Ish-futbollisti i Manchester Cityt pëlqehet edhe nga Chelsea, Tottenhami e Liverpooli.