Marrëveshja për planin e stimulimit, e nënshkruar sot në orët e para të mëngjesit nga 27 vendet anëtare të BE-së është “certifikata e lindjes së një Evropë të re”, sipas ministrit francez të Ekonomisë, Bruno Le Maire. ”Kjo Europë e re do të jetë më e bashkuar, më e gjelbër dhe më pas, më franko-gjermane”, sipas Le Maire, i cili kujtoi se “për herë të parë në historinë e saj, Europa pranon të heqë borxhin e përbashkët”.

“Kjo marrëveshje i detyrohet pothuajse çdo gjë vullnetit të Francës dhe Gjermanisë, vullnetit të presidentit të Republikës Franceze dhe kancelares gjermane”, theksoi ai. Le Maire e përshkroi samitin e Brukselit si “negociata maratonë dhe rraskapitëse”.

Udhëheqësit europianë arritën një marrëveshje për Fondin e Rimëkëmbjes dhe Buxhetin e BE-së 2021-2027. Ky rezultat historik erdhi pas negociatave rekord që zgjatën katër ditë dhe katër netë.