Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë disa masa të reja në kuadër të parandalimit të për hapjes së korona virusit. Klan Kosova posedon dokumentin me vendimet e ashpërsimit të masave ku njëra ndër to është edhe ajo për vizitorët e vendeve fqinje si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Burime të larta zyrtare bëjnë me dije se nga 30 korriku, 2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Maqedonisë së veriut, Malit të zi dhe Serbisë) obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Po ashtu Klan Kosova mëson ekskluzivisht që 30 korrikut të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës (qytetarët me leje qëndrim, leje qëndrim të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në Sars COV-2, në të kundërtën obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.