Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se vendosja e maskës nëpër dyqane duhet të jetë e detyrueshme. Johnson tha se kjo masë duhet marrë, për të mos lejuar përhapjen edhe më të madhe të virusit korona. Kryeministri tha se qeveria do të vendosë në ditët në vijim nëse duhet që të zbatohet masa, shkruajnë mediat britanike.

Këto komente të Johnson vijnë, menjëherë pasi ministri i kabinetit të tij Michael Gove i tha BBC-së se maska nuk duhet të jetë e detyrueshme në Angli.

Për momenin, maskat e fytyrës janë të detyrueshme që të mbahen në transportin publik në Angli, Skoci dhe Irlandën Veriore – dhe qeveria Uellsiane ka njoftuar se do të zbatojë të njëjtën masë nga 27 korriku.

Në Skoci vetëm maska është e detyrueshme të mbahet edhe në dyqane.