Përveç momenteve të ëmbla me vogëlushin e saj Krid, i cili erdhi në jetë rreth 4 javë më parë, Klea Huta e pranon se ka dhe vështirësi! Si një nënë e re, moderatorja ka treguar sot një listë me gjëra që nuk duhet t’ia përmendin tani që qëndron pa gjumë netëve të gjata. Mes gjërave që nuk duhet t’ia thuash një nëne që ka mungesë gjumi janë: “O Zot dukesh shumë e lodhur!” “Ende nuk po fle natën bebi yt”? “Bebi im flinte gjumë që në ditën e parë”! “Përdor qumshtin me formulë”! “Bashkëshorti im gjithmonë ngrihet natën për të ndihmuar”! Ndoshta kjo fjali e fundit mund të ishte edhe një mesazh me spont për partnerin Elgit Doda, për ta ndihmuar më shumë Klean gjatë natës me Kridin e vogël!

Herë pas here, moderatorja ndan foto nga momente të ëmbla me të birin, duke lënë të kuptohet se është e dashuruar pas fëmijës së saj. Megjithatë, ne ende nuk e kemi parë fytyrën e bebushit dhe jemi shumë kuriozë!