Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka njoftuar anëtarët e Këshillit Politik se mbledhja zhvillohet sot me 23 korrik në orën 17:00. Gjiknuri ka njoftuar palët pjesëmarrëse në Këshillin Politik se amendamente e Kodit Zgjedhor të marrëveshjes së 5 qershorit votohen sot në Kuvend.

“Mbledhjen ditën e sotme ora 17:00 të Këshillit Politik me rend ditë miratimin edhe formalisht të dokumenteve të dakordësuara me parë në këtë tryeze përtej projektligjit me amendamentet e Kodit Zgjedhor i cili kalon sot për votim ne seance”, shprehet Gjiknuri.