Bardhyl Londo vjen ne nje interviste ku rrefen kohet e izolimit te nje shkrimtari dhe veshtiresite e pershtatjes gjate mbylljes, mes kotesise se diteve te njellojta.“Mbylleshe brenda, ishte si nje burg pa faj. Ishte periudhe depresioni, vetem ne shtepi”

Ate kohe ai shkroi poezite, “Qyteti i Karantines” dhe “Qyteti ne depression” ku nota te zymta pershkojne penen e tij dhe ku liria quhej burg e burgu liri.Si nje krahasim mes dy koheve, ai ve perballe karantinen e tij dhe ate te Pertro Markos, duke kujtuar jeten dhe ndarjen nga jeta te mikut te hershem. Gjithe jeta e Petro Markos ka qene karantine “Marko ka qene ne lufte me 4 sisteme politike”.

Ne fund Londo ben krahasimet mes dy karantinave, te tijen ne liri, e te Markos ne shtypje. “Karantina e Petro Markos, ishte politike. Ai ka provuar burgun, une nuk besoj ta provoj”.

Bardhyl Londo ka njohur shume prej brezit te shkrimtareve te arte, qe kane bere historine e letersise shqipe dhe eshte autor i disa librave me poezi.