Juventusi mund ta festojë titullin e Serisë A këtë sezon qysh të enjten, por vetëm nëse Interi nuk e mposht Fiorentinën në ndeshjen e mesjavës. Fitorja me rezultat 2:1 e Juventusit kundër Lazios të hënën ia përforcoi bardhezinjve pozitën në kreun e tabelës, me tetë pikë epërsi ndaj Interit. Pasi që Juventusi ka rekord më të mirë në ndeshjet direkte këtë sezon, kjo do të thotë se nëse dy skuadrat e mbyllin sezonin me baras pikë, Juventusi do të shpallet kampion.

Goldallimi përdoret në Itali vetëm nëse rekordi në ndeshjet e zhvilluara direkte dhe goldallimi në atë ndeshje janë të barabarta, ndërsa Interi i ka humbur të dyja ndeshjet kundër Juventusit këtë sezon – 2:1 në tetor dhe 2:0 në mars. Kjo do të thotë që Juventusi i duhen vetëm edhe katër pikë për ta siguruar titullin e nëntë radhazi të Serisë A. Megjithatë, titulli mund ta festojnë qysh të enjten nëse fitojnë kundër Udineses dhe nëse Interi nuk e mposht Fiorentinën të mërkurën. Pasi që edhe Atalanta ka rekord më të dobët në ndeshjet direkte me Juventusi, bardhezinjtë e Maurizio Sarrit mund ta festojnë titullin e kampionit edhe nëse barazojnë me Udinesen të enjten, për aq kohë sa Interi do të mposhtej nga Fiorentina dhe Atalanta s’do të fitonte kundër Bolognas.