Mesfushori i Milan, Ismael Bennacer ka treguar se duhet të “punoni më shumë” kur ke në skuadër një lojtar si veteranin Zlatan Ibrahimovic. “Ai të bërtet për çdo gabim të vogël që bën” Ibrahimovic ka pasur një ndikim të madh në skuadrën e tij pas rikthimit në Serie A në janar dhe kuqezinjtë nuk janë mposhtur që 11 ndeshje në Serie A dhe janë të pamposhtur prej qershorit. Bennacer e ka lavdëruar për kontributin 38 vjeçarin dhe ka treguar që ish sulmuesi suedez po i ndihmon ata në shumë aspekte.

“Apo na ndihmon shumë”, i ka thënë Sky Sport Italias Bennacer. “Me të në skuadër, ju duhet të punoni më shumë, madje nuk duhet ta humbisni as topin”. “Duhet ta jepni më të mirë sepse ai kërkon nga ju të jeni në nivel të lartë, Nëse e humbet topin, ai do të reagojë ashpër”. “Ai është kështu, por ka të drejt. Ka të drejtë kur bërtet kur ne bëjmë gabime dhe nuk ju thotë asgjë kur luani mirë. Kjo është një mënyrë e të mësuarit që ju bën lojtar të nivelit të lartë”.