Në rishikimin që Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka bërë buxhetit të vitit 2020, në situatën e krijuar prej COVID-19, parashikohet rritja me 200 milionë lekë e fondit të planifikuar për skemën e papunësisë. Gjatë kësaj periudhe qeveria vendosi edhe dyfishimin e pagesë së papunësisë dhe ndihmës ekonomike për një periudhë tremujore. Me rihapjen e ekonomisë, pas një ndërprerjeje të disa aktiviteteve ekonomike për të kufizuar përhapjen e COVID-19, të dhënat për të punësuarit dhe të rikthyerit në punë janë pozitive.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se në fund të muajit qershor, efekti neto i largimeve dhe punësimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë është vetëm 8 mijë punonjës. Po këtë javë me qëllim nxitjen e punësimit në vend qeveria miratoi tri skema të mbështetëse për punëdhënësit . Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi vendimi mbështetet punësimin e personave të dalë të papunë si pasojë e COVID-19, nga data 10 mars 2020 deri në datën 23 qershor 2020.

“Programi zbatohet në përputhje me nevojat individuale të punëkërkuesit të papunë për t’u integruar në tregun e punës dhe me planin individual për punësimin e tij”, tha Denaj. Sipas Denaj, programi është 4, 8 ose 12-mujor punësimi, në të cilin profili dhe nevojat e punëkërkuesit përshtaten me vendin e lirë nga punëdhënësi.