Deputeti i PS-së, Eljo Hysko, i prekur nga COVID-19, njofton se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka falenderuar përkujdesjen e mjekëve jo vetëm për shërbimin ndaj tij, por për të gjitha përpjekjet e vazhdueshme që ato bëjnë për të shpëtuar jetë.

Hysko nuk i ishte i pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit pasi ndodhet i vetëizoluar në shtëpi, nga e cila bëri thirrje për të gjithë shqiptarët që të vejnë maskat dhe ruajnë distancën pasi virusi nuk është shaka dhe sjellë me vete pasoja të rrezikshme për shëndetin.

a”Të dashur miq, Ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time pas publikimit të lajmit në media. Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë. Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë. Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjienën personale. Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm në jetën tonë të përditshme”, shkruan Hysko në facebook.