Jemi në kohën më të bukur të vitit, në sezonin e dashurisë dhe pasionit. Për disa shenja të Zodiakut, ky sezon nuk do të jetë shumë pozitiv, por për disa të tjera do të jetë një pikë e rëndësishme kthese. Po kush do të jenë shenjat më me fat të horoskopit gjatë kësaj vere?

Gaforrja

Personat e kësaj shenje kanë përjetuar momente të vështira dhe veçanërisht të lodhshme për shkak të kundërshtimit të Jupiterit. Gjërat për ta më në fund do të fillojnë të ndryshojnë dhe përveçse do të kalojnë një verë përrallore nga pikëpamja sentimentale, do të marrin lajme të mira në lidhje me punën.

Binjakët

Venusi vazhdon të qëndrojë në anën e shenjës së Binjakëve. Kjo do të thotë se personat që i përkasin kësaj shenje do të favorizohen me takime të reja dhe mundësia për një dashuri me shikim të parë nuk përjashtohet. Për ata që tashmë po përjetojnë një marrëdhënie në çift, do të marrin disa lajme që do të ndikojnë për mirë mes tyre. Një verë pozitive i pret edhe përsa i përket punës.

Peshqit

Edhe për personat e shenjës së Peshqve do të ketë një verë plot fat në dashuri. Beqarët mund të gjejnë shokun e tyre të jetës, ndërsa çiftet do të përjetojnë momente romantike dhe plot me pasion. Periudhë pozitive do të jetë edhe për financat, por kini kujdes që të mos tejkaloni limitin e shpenzimeve tuaja.

Bricjapi

Është një ndër shenjat më fatlume të verës 2020. Në veçanti ata do të marrin lajme pozitive përsa i përket punës, të cilët do të kryejnë projektet që kanë dashur prej kohësh. Do të kenë lajme të mira edhe në dashuri.