Sot është një mundësi e mirë për t’u përgatitur për samitin e kësaj fundjave, ku pritet një vendim i liderëve të BE-së mbi buxhetin e BE-së për vitin 2021 dhe Fondin e Rimëkëmbjes, deklaroi ministrja e Jashtme spanjolle, Arancha Gonzales.

”Ky fond duhet të jetë përparësia e Bashkimi Europian, në këtë moment. Ai duhet të rigjallërojë ekonominë dhe të mbështesë punësimin”, shtoi ajo, pas mbërritjes në Këshillin e Jashtëm të BE.

Në Bruksel, Gonzalez pritet të takohet edhe me komisionerin europian për Ekonominë në BE, Paolo Gentiloni.