Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu këtë fundjavë ishte në Himarë dhe këtë të diel qëndroi me familjen në plazhin e Potamit. Teksa gjendej në ujë ajo ka parë këtë krijesë deti që për nga pamja mendoi se ishte një peshkaqen. Teksa publikon videon, Alketa kërkon ndihmë nga peshkatarët që ti tregojnë se çfarë gjallese është. Disa komentues thonë se ajo është një balenë e vogël kurse të tjerë e shohin si sunfish apo lloj tjetër. Po ju si mendoni çfarë është?