Dua Lipa ka publikuar bashkëpunimin e saj më të fundit që është e sigurt që do të kthehet në një hit vere! “Un Dia” ose “One Day”, titullohet kënga që vjen si një super bashkëpunim mes këngëtares shqiptare, J Balvin, Tainy dhe Bad Bunny! Kënga ritmike është realizuar me videoklip bardhezi por surpriza më e madhe është protagonistja e klipit, aktorja e famshme e serialit spanjoll “La Casa De Papel”, Úrsula Corberó, e cila ka realizuar një performancë mjaft të bukur nga shtëpia e saj.

Klipi është xhiruar nga karantina dhe Dua Lipa ka falenderuar aktoren në postimin e fundit në Instagram për pjesëmarrjen. Këngëtarja shqiptare shprehet se ka kontribuuar në tekstin e këngës, dhe ftesa i erdhi si një surprizë nga J Balvin dhe Bad Bunny. “UN DIA ka dalë tani – Unë shpresoj që kjo këngë t’ju çojë diku në ndonjë ishull… edhe nëse vetëm për një moment – Faleminderit @jbalvin @badbunnypr @tainy pasi dëgjova fjalët tuaja, prodhimin dhe tekstin, u emocionova që më kërkuat të shkruaj dhe të plotësoj historinë tënde. Shpresoj se kemi pikturuar pamjen ashtu si e kishit imagjinuar në radhë të parë. Faleminderit që më keni bërë pjesë të vizionit tuaj – UN DIA një falenderim special për @ursulolita mahnitëse dhe të talentuar për atë performancën e karantinës dhe @icoffeejr që gjithmonë je partneri im në shkrim”.