Sot, këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu feston ditëlindjen dhe që në orët e para pas mesnate në rrjete sociale kanë vërshuar urimet për të. Mirëpo, urimi më i veçantë i ka ardhur nga kush tjetër veçse partnerit të saj, Patris Berishës.

Dyshja është përfolur prej kohësh për ndarje por sot Patrisi i vulosi njëherë e mirë këto lajme me faktin që janë më të dashuruar se kurrë. Ai ka ndarë në InstaStory një foto ku shfaqet duke e puthur këngëtaren në buzë, ndërsa krahas saj shkruan:

“Urime shpirt! I bofsh edhe 100 qishtu, veç tu u puthë me mu”.

S’ka nevojë as të shtohet e as të hiqet asgjë! Urimi i tij i tha të gjitha. Tuna ka lindur më 14 korrik të vitit 1985 dhe sot ka mbushur 35 vjeç.