Një studimi i fundit i Akademisë Amerikane të Shkencave ka nxjerrë sërish zbuluar Organizatën Botërore të Shëndetësisë pasi thotë se të infektuarit që nuk shfaqin simptoma kanë çuar përhapjen e madhe të pandemisë.

Ata kanë zbuluar se asimptomatikët mund të jetë përgjegjës për gjysmën e rasteve të koronavirusit në SHBA. Ky fenomen njihet si “përhapje e heshtur” do të thotë që virusi transmetohet përmes pacientëve asimptomatikë, të cilët janë më të vështirë për tu gjetur dhe gjurmuar.

Studimi, i udhëhequr nga ekspertja Alison Galvani nga Universiteti Yale dhe kolegët e saj përdorën modele të transmetimit të koronavirusit dhe hulumtime ekzistues, të cilat tregojnë tashmë se infeksionet asimptomatike përbëjnë 17.9% në 30.8% të të gjitha infeksioneve.

Bazuar në këto shifra ekzistuese, ekipi zbuloi se asimptomatikët janë përgjegjës për të paktën 48% të të infektuarve

Çfarë do të thotë kjo: Ekipi zbuloi se edhe izolimi i menjëhershëm i të gjitha rasteve simptomatike nuk do të ishte e mjaftueshme për të vënë kontroll përhapjen e virusit. Autoritetet duhet të identifikojnë dhe izolojnë më shumë se një të tretën e transmetuesve të heshtur, si dhe të gjitha rastet simptomatike, për të parandaluar një shpërthim.

Studiuesit theksuan nevojën për rritjen e testimeve dhe gjurmimin e kontaktit për të izoluar në kohë ata që nuk shfaqin simptoma.

Në një nga deklaratat e OBSH disa javë më parë u deklarua se një studim i realizuar nga universiteti Johns Hopkins, tregoi se personat asimptomatike e përçojnë virusin shumë pak tek personat e tjerë.

Por nuk zgjati shumë dhe kjo deklaratë u hodh poshtë përsëri po vetë nga OBSH. Organizata tha se sa mund të bartet koronavirusit nga njerëzit e infektuar, por pa simptoma, është ende “një e panjohur e madhe dhe ende nuk dihet se sa është niveli i transmetimit saktësisht, pasi studimi, ishte i kufizuar në numrin e pjesëmarrësve dhe nuk i tregon saktësisht të dhënat”.
Edhe pse një pjesë e njerëzve, që kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, nuk kanë pasur simptoma, ende nuk dihet saktësisht se sa mund ta përhapin këta njerëz virusin.

Organizata të ndryshme shëndetësore nëpër botë kanë konstatuar se 1/3 e personave të infektuar janë pa simptoma dhe gjysma e transmetimeve kanë ndodhur përpara se personat të shfaqin simptoma. (SI)