Pas marrëveshjes së arritur mes dy palëve politike për disa pika për Reformën Zgjedhore, sot u mblodh sërish Këshilli Politik për këtë reformë. Pasi u zhvilluan biseda të ekspertëve për amendamentet për këtë reformë, mësohet se ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik. Këshilli do të mblidhet sërish nesër. 17:10 – Gazetari Osman Stafa raportoi për “News 24” e “Balkanweb” se ekspertët pritet që të prezantojnë amendamentet.

“Mbledhja pritet që të jetë e gjatë, pasi ekspertët kanë punuar ngadalë. Ajo që dimë është se pas marrëveshjes që arritën maxhoranca e opozita, me dy pika kyçe, duket se ka marrë udhë fakti që palët mund të vijojnë më tej. Ajo që dimë është se KQZ do të ndahet në tri nivele. Kryekomisioneri duhet të zgjidhet me 84 vota në parlament. Edhe anëtarët zgjidhen me 84  vota në parlament. Zëvendëskomisioneri do të zgjidhet nga opozita. Palët kanë arritur marrëveshje për kuotat gjinore, por edhe për kamerat e sigurisë”, tha gazetari. Ndërkaq, vijojnë diskutimet mes dy palëve për financimet e partive.