Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se disa oficerë të rinj shqiptarë janë diplomuar në SHBA. Xhaçka vlerëson se oficerët nga Shqipëria u graduan me master në Amerikë, duke i bërë ata personel të FA të Shqipërisë, një nder i veçantë për Forcat tona të Armatosura.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Një e ardhme e mrekullueshme i pret Forcat e Armatosura me arsimimin e oficerëve të rinj në akademitë ushtarake më elitare të SHBA ????. Por një e ardhme dhe mundësi po kaq të mira i presin të gjithë ata të rinj e të reja që kanë vullnet dhe duan të bëhen pjesë e FA shqiptare.

Majorët Enkelejda Tyrku e Ermir Bejdo përfunduan kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Leavenworth, Kansas, ndërsa kapiteni i Rangut të III Blerim Hoxha e përfundoi në Newport, Rhode Island. Dhe mbi të gjitha, na bënë krenarë duke u pajisur të tre me diploma masteri në fushën e studimeve strategjike!