Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shfaqet pranë prindërve në vendlindjen e tij në Burojë të Kosovës.

Thaçi ndodhej dy ditët e fundit në Shqipëri, ku flitet se u takua me kryeministrin Edi Rama.

Tashmë ai është rikthyer në Kosovë, pas njoftimit se do t’i adresohet qytetarëve lidhur me akuzat e bëra ndaj tij për krime lufte nga Prokuroria Speciale.

Megjithatë Thaçi ka vendosur ta shtyjë deklaratën për ditën e hënë.

Së bashku me Thaçin, Prokuroria Speciale ka ngritur akuza edhe ndaj kreut të PDK-së Kadri Veseli.