foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: Marash Kumbulla

Nuk mund të mungonte një lajm për Marash Kumbullën në mediet italiane as ditën e sotme. Mbrojtësi shqiptar kërkohet nga “big”-ët e Italisë, ndërsa gara për të është shumë e fortë. Tuttosport shkruan se Lazio po ndërmerr një sulm për mbrojtësin shqiptar, ndërsa Verona i ka rritur çmimin.

35 milionë euro duhet të hidhen në arkat e klubit të Veronës për të marrë kartonin e shqiptarit.Interi dhe Juventusi nuk po qëndrojnë duarkryq, ndërsa drejtori sportiv Igli Tare po mundohen të arrijë dhe një shkëmbim. Kërkesa e Veronës është e lartë duke ditur dhe problemet e klubeve për shkak të COVID 19, por klubi i mbrojtësit po mundohet të bëjë bingo.