Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha sot në Kombinat, ku u shpreh se varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri.

Braçe shprehet se Bashës i duhen qytetarët deri në zgjedhje se më pas do i harrojë. “Kështu do ju fshijë Lulzim magjistari. Ju pata thënë që i duheni tani, deri në zgjedhje. Do ju harrojë një ditë më pas. Por ky të zhgënjen përherë. Ju fshin që tani! Imagjinoni një ditë pas zgjedhjeve, as do jeni më”, shprehet Braçe.