Ndeshjet e Champions League pritet të luhen brenda 12 dite në Lisbonë në Gusht. Çerekfinalet 12/13 gusht, gjysmëfinalet 18/19 gusht; finalja 23 gusht. Kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, do të mirëpresë ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalen mes 12 dhe 23 gusht. Lajmi është konfirmuar nga Sky Sports, që raporton se janë data pothuajse zyrtare, por UEFA ende nuk ka vendosur t’i bëjë publike.

Sfidat që kanë mbetur pa u mbyllur, si Barcelona-Napoli, Bayern Munich-Chelsea, Manchester City-Real Madrid, Juventus-Lyon etj, do të kryhen në ditët e para të gushtit, kurse më pas udhëtojnë për në Lisbonë për të luajtur ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale dhe gjithçka do të mbyllet brenda 12 dite pasi do të luajnë vetëm nga një ndeshje deri n’finale, jo vajtje-ardhje. I njëjti format pak a shumë do të organizohet edhe për Europa League, me ndeshjet që pritet të zhvillohen në Gjermani, ka mundësi në Frankfurt ose Dusseldorf.