Rreth një muaj më parë ju sollëm në vëmendje se dyshja jo vetëm që s’e kaluan karantinën bashkë, por ndër të tjera nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Fillimisht patëm dyshime nëse këto ishin shenja të një krize në marrëdhënien e tyre, apo jo. Mirëpo, tashmë nuk ka më vend për paqartësi.

Kjo falë Ronelës e cila ka thënë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” se është më “e padashuruar se kurrë”! Këngëtarja tha se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar kështu ndarjen nga Young Zerka. Një arsye specifike këngëtarja nuk e dha por u shpreh se Zoti i di më mirë ca gjëra dhe ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen.

Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punojë me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen.

Kujtojmë se thashethemet rreth çiftit kanë qenë të shumta, teksa ishte Young Zerka ai që e konfirmoi lidhjen e tyre në nëntor të 2019-ës, duke e quajtur “shpirtin e tij binjak”, madje më herët ka patur zëra që thoshin se çifti ka nisur të bashkëjetojë.