Mbrëmjen e së hënës (22 qershor) këshilltari tregtar në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, në ShBA u shpreh se marrëdhëniet tregtare me Kinën ka përfunduar. Navarro deklaroi për Fox Neës se pika e kthesës erdhi në momentin kur ShBA mori vesh në lidhje me përhapjen e një pandemie pasi një vetëm pasi një delegacion kinez ishte larguar nga Uashingtoni në 15 janar. Por kjo ka pasuar me një reagim të menjëhershëm të Presidentit Donald Trump i cili e ka mohuar një gjë të tillë

“Ishte një moment kur ata kishin dërguar qindra mijëra njerëz në këtë vend për të përhapur atë virus, dhe vetëm pasi u largua delegacioni filluam të dëgjojmë për këtë pandemi”, tha Navarro, një nga kritikët më të hapur të Kinës midis këshilltarëve të lartë të Trump. Por menjëherë pas kësaj, Presidenti amerikan përmes një postimi në Tiëtter shkruan se marrëveshja e Kinës është e paprekur. “Marrëveshja tregtare e Kinës është plotësisht e paprekur. Shpresojmë se ata do të vazhdojnë të zbatojnë kushtet e marrëveshjes” – shkruan ai.

Komentet fillestare të Navarro shkaktuan panik të çastit në tregjet botërore ku pati luhatje të mëdha të bursave. Ditën e dielë (21 qershor), në një intervistë televizive, Presidenti Trump u shpreh se i ka tërhequr disa kufizime tregtare ndaj Kinës dhe se ka nënshkruar një marrëveshje të re.