Digjitalizimi i gjithë procesit ligjvënës, duke qenë transparent dhe i aksesueshëm nga publiku dhe gjithë aktorët e interesuar eshte ne qender te projektit qe mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe do të zbatohet nga Prezenca e OSBE-së dhe Zyra e Institutit Kombëtar Demokrat të ShBA në Shqipëri, ne ndihme te Kuvendit te Shqiperise.

Per kete eshte disktuar gjate takimit qe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi pati me Ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt, dhe Ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maître. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e zbatimit të projektit “Mbështetje Kuvendit dhe Projektit për Edukimin Qytetar”, PACEP. Projekti synon të fuqizojë Kuvendin e Shqipërisë, në kryerjen e funksioneve legjislative, mbikëqyrëse dhe përfaqësuese në mënyrë sa më efikase, si edhe të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes legjislative.

Projekti po kontribon në ngritjen e sistemit e-legislation për Kuvendin, i cili do të mundësojë digjitalizimin e të gjithë procesit ligjvënës, duke qenë transparent dhe i aksesueshëm nga publiku dhe gjithë aktorët e interesuar. Projekti do të mbështesë ngritjen e Institutit Parlamentar, duke u mbështetur në ekspertizën e Institutit Kombëtar Demokrat Amerikan, si edhe do të fuqizojë shërbimet thelbësopre të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit Ruçi falenderoi Ambasadorin e Zvicrës Maître për financimin e këtij projekti si edhe Ambasadorin e OSBE-së Borchardt për fillimin e suksesshëm të zbatimit të tij.

“Fillimi i zbatimit të projektit erdhi në një kohë që para Kuvendit të Shqipërisë u shtrua imperativi i funksionimit online dhe kontributi i projektit PACEP ishte një mbështetje e madhe për zhvillimin online të mbledhjeve të komisooneve dhe veprimatrive të tjera parlamentare. Në këtë mënyrë Kuvendi i përmbushi me sukses funksionet tij ligjjvënëse dhe kontrolluese edhe gjatë pandemisë. Ishte edhe kontribut i këtij projekti që Kuvendi siguroi transparencë maksimale dhe akses të oplotë të medias dhe qytetarëve në veprimtarinë parlamentare gjkatë pandemsië.”, nënvizoi Kryuetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt, nënvizoi se “Kuvendi i Shqipërisë është ndër parlamentet e parë europianë që funksionoi online dhe krijoi një eksperiencë unike, të dobishme edhe për parlamentet e tjera, sidomos për sigurimin e informimit në kohë reale për veprimtaritë parlamentare, transparencën e mbledhjes së komisioneve dhe veprimtarive të tjera si edhe informimin e publikut dhe qytetarëve.

Ambasadori i Zvicrës, Adrian Maître, vuri në dukje se “Kuvendi i Shqipërisë funksionoi me intensitet dhe produktivitet të lartë edhe gjatë pandemisë së Covid-19, duke përmbushur detyrat ndaj vendit dhe qytetarëve. Gjatë këtyre muajve Kuvendi i Shqipërisë krijoi një eksperiencë të jashtëzakonshme, e cila mund t’u shërbeje edhe parlamenteve të vendeve të tjera të Europës dhe botës. Dhe Ju, si Kryetar, meritoni përgëzimet më të larta për kontributin dhe lidershipin Tuaj të urtë.”

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ambasadorët Bernd Borchardt dhe Adrian Maître biseduan dhe vlerësuan masat e Qeverisë së Shqipërisë për daljen nga pandemia, fillimin e rritjes së ekonomisë dhe normalizimin e jetës ekonomike e sociale të vendit.

Gjithashtu, Ruçi dhe ambasadorët Borchardt dhe Maître diskutuan edhe mbi ecurinë e reformës zgjedhore si edhe objektivin e Kuvendit që reforma të kryhet brenda këtij sesioni parlamentar.