Më në fund Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nuk e fshehin më dashurinë e tyre. Çifti i njohur duken më të lumtur se kurrë ndërsa shijojnë disa ditë pushime në Mal të Zi.

Ditën e djeshme aktori i humorit ka postuar një foto së bashku me këngëtaren ku shkruan: “Paqe është premtimi që ti mban”. Çifti shfaqet në varkë në mes të detit dhe Romeo shihet duke e përqafuar partneren e tij, ndërsa foto ka tërhequr edhe vëmendjen e fansave.