Transporti ndërqytetas ka filluar punën sot pas lejimit nga autoritetet. Gazetarja Aurora Golemi raporton për BalkanWeb se të paktë janë udhëtarët që kanë vendosur të udhëtojnë sot nga Tirana në rrethe dhe anasjelltas.

Po ashtu konfirmohet se autobusët ndërqytetas nuk kanë ndryshuar çmimin e biletës duke qëndruar atë fillestarin. Një gjë e tillë u bë e ditur ditë më parë nga kryeministri Rama i cili deklaroi se nuk do lejohet rritja e çmimit të biletës si për autobusët ndërqytetas edhe për urbanet.