Nuk ka zhgënjyer askënd, Klaus Gjasula, duke arritur një rekord historik në kampionatin gjerman, me 17 kartonë të verdhë, si askush tjetër më parë.Në ndeshjen kundër Werder Bremen, mesfushori shqiptar u ndëshkua në minutën e 32-të.

Në këtë mënyrë ai kaloi rekordin e vendosur nga Tomaz Hajto në sezonin 1998/1999, i cili mori 16 kartonë të verdhë gjatë atij kampionati.Kur duhen edhe 3 ndeshje nga mbyllja e kampionatit gjerman, Gjasula ka mundësi ta rrisë edhe më tej këtë rekord negativ.