Kryeministri Edi Rama ka komentuar të enjten në mbrëmje aku zat për kri me luf te ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Duke folur për gazetarin e Kosovës, Adriatik Kelmendin, Rama vijoi kritikat e tij në lidhje me tekstin e njoftimit.

“Për një moment mendoni vetëm këtë. Ai tekst ka marrë dhenë dhe sa shumë njerëz që nuk e kanë idenë e përgjithshme, jo më detajet e historisë, kanë ndjerë se duket sikur flitet për dy pjesëtarë të një regjimi. A thua se flitet për pjesëtarët e një klike agresorësh. Kjo më ka tronditur. Pa marrë parasysh faktin se si mundet që të flitet për të vr arët duke folur me shifra të përgjithshme. Po pse rreth 100 dhe jo rreth 10 apo një mijë?” – tha Rama.

Ndër të tjera ryeministri deklaroi se pretendimi se Thaçi e Veseli kanë pen guar punën e Gjykatës Speciale, janë të paqena. Ai tregoi edhe disa detaje, raporton JavaNews. “Unë jam dëshmitar i disa bashkëbisedimeve që kemi bërë me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, kur diskutohej pikërisht votimi i Tribunalit Special. E di shumë mirë se të dy udhëheqësit në fjalë ishin absolutisht pa rezervë për ta mbështetur këtë nismë. Pra jam gjendur në disa bisedime” – tha Rama.

/JavaNews